Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë të shtunë do të testohen alarmet, shkruan Reporteri.net.
“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, njofton komuna.
Edhe më herët është testuar alarmi në Prishtinë, megjithatë, ka paralajmërime para çdo testimi.