spot_img

Këto ishin fjalët e hoxhës Enes Goga në varrimin e nënës nga Peja që dyshohet se e vrau djali

spot_img

Familjarë, miq e të afërm janë mbledhur të shtunën në varrezat e qytetit në Pejë për t’i dhënë lamtumirën e fundit 58-vjeçares, H.B.H, e cila dyshohet se u vra një ditë më parë nga djali i saj.

Ceremonia mortore u krye me rite fetare, ndërsa në varrim foli kryeimami i Pejës, Enes Goga.

“Kjo është vrasje për tërë qytetin. Familja Hyseni ka nevojë për mbështetjen tonë sa më të afërt morale. Krejt qyteti jemi me ta dhe pranë tyre”, tha Goga, derisa bëri të ditur se e pamja do zhvillohet pas iftarit në familjen Hyseni, në shtëpinë e të ndjerës në lagjen Kapeshnicë.

Ndryshe, rasti tragjik ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Mbreti Zog”.

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ka konstatuar se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar.

Sipas gjykatës, i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm./Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img