IKSHPK para pak çastesh ka publikuar një fotografi me ilustrime në faqen e saj në “Facebook”, ku tregon për pesë rregullat se si duhet të mbrohemi nga coronavirusi.
Rregulla këto që ishin të vendosura pothuajse që nga dita e parë kur filloi të përhapet ky virus, por IKSHP sot ka rikujtuar edhe njëherë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, shkruan pikeza.com
Fotografisë së ilustruar me rregullat ia kanë bashkangjitur edhe një shkrim ku thuhet: “Bashkë për shëndetin. Ruaje veten dhe të tjerët”.