spot_img

Këto janë hasmëritë dhe përplasjet ndërmjet Isa Mustafës e Vjosa Osmanit

spot_img

Opinionisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, flet për ‘hasmëritë’ ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Maxharraj thotë se përplasja ndërmjet tyre tregon gjendjen e brendshme të LDK-së, e cila në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova ishte udhërrëfyese për të gjitha proceset zhvillimore në Kosovë.

Tutje, ai thotë se ‘përplasja midis Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit konsiderohet si një luftë midis rrymave, klaneve që ekzistojnë brenda LDK’.

Postimi i plotë:

TRAMBULENCAT MIDIS ISA MUSTAFËS DHE VJOSA OSMNIT?!

Sot dola në tregun e mediave jo për t’i mbrojtë e as për t’i sharë Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën por thjeshtë për ta thënë mendimin timë për “hasmeritë” apo përplasjet midis tyre të këtyre diteve të cilat po e zgjojnë interesimin e opinionit. Kjo përplasje më së miri tregon gjendjen e brendshme “luftarake” të LDK-së ku është katandisë shumë keq deri në keqardhje për këtë parti e cila dikur në kohën e Ibrahim Rugovës ishte udhërrëfyese për të gjitha proceset zhvillimore në Kosovë.

Përplasja midis Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit konsiderohet si një luftë midis rrymave, klaneve që ekzistojnë brenda LDK e cila assesi nuk po mundë të merr veten që të demokratizohet. LDK e mori teposhtëzën me ardhjen e Isa Mustafës në krye të kësaj partie ku LDK nuk mundi të fitoi asnjë palë zgjedhje. Isa Mustafa është një antirugovist i përbetuar, ai aksidentalisht erdhi në krye të LDK jo që nuk udhëheqë me këtë parti por thjeshtë sundon me të si një despot, duke krijuar grupe servilesh, klane mafioze të cilat e kanë kapë keq këtë parti. Isa Mustafa i kundërvihet çdo kujt brenda partisë i cili nuk shkon sipas vijës së tij. Ai nuk i duron njerëzit e autoritetshëm në parti, njerëzit më të votuar sepse thjeshtë frikësohet nga ta.

Kështu po ndodhë edhe “beteja”e tij me Vjosa Osmanin të cilën nuk ka kurajo të pranon por përdorë metoda të linçimit të saj, kështu e patë vendos në nr 86 në zgjedhjet e 2016 por Vjosa triumfoi mori mbi 65 mijë vota. Duke pas parasysh këtë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 askush në LDK nuk pati guximin e as kurajon të merr mbi vete fushatën parazgjedhore. Ia besuan Vjosa Osmanit e cila edhe u nominua për kryeministre të kësaj partie. E udhëhoqi me marifet në mënyrë brilante fushatën parazgjedhore duke e nxjerrë LDK te dytën pas LVV. Nga këtu filloi kalvari i Vjosa Osmani nga ana e partisë së vetë dhe kryesisht nga sundimtari i saj Isa Mustafa. Filloi injorimi i saj, lënia pas dore, duke ia mohuar meritat parazgjedhore, bile shkoi aq larg sa që edhe e përjashtoi nga të gjitha organet në LDK sepse Vjosa jo vetëm që nuk ishte kundër LDK por ishte kundër qëndrime pa parime të Isa Mustafës i cili i ndërron fjalët dhe nuk i përmbahet premtimeve. Së fundi ai e akuzoi se ka penguar LDK të del e para të cilën edhe e quan “Kopje te Kurtit, na i humbi zgjedhjet”. Kurse vetë ai ishte frikësuar që të ballafaqohet në fushatën elektorale me Kurtin.

Më pastaj pas tre muajsh negociatash e formoi formalisht qeverinë me të, për ta rrëzuar atë me ndihmën bandave të krimit të organizuar dhe ambasadorit të dështuar Grenell. Qëllimi i rrëzimit të qeverisë Kurti ishte se ia patën frikën për t’i marrë në përgjegjesi të gjitha klanet mafioze të korruptuar të cilat e prunë shtetin në këtë gjendje pa perspektivë. E rrëzuan për t’i sjellë në pushtet përsëri bandat mafioze, kriminelë të korruptuara të cilat e kanë kap shtetin që 20 vite e këndej.

Ishte i menjëhershëm reagimi i Vjosa Osmanit e cila i drejtohet Isa Mustafës duke i thënë se “gjithçka mund të gjesh te Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mshelë sytë, tregetinë me parime, etj., por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillaku të ai”, më fjalë tjera Isa Mustafa nuk është i besës, të pretë në besë, nuk e mbanë fjalën, nuk i mbanë premtimet dhënë anëtarësisë dhe elektoratit, e sidomos premtimin se kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK duke i vu gjoja vija të kuqe.

Edhe këto ditë kur Isa Mustafa është i zënun pisk me qeverinë Hoti e cila nuk po funksionon, nuk mund të merr asnjë vendim madhor për vendin sepse është e pakrahë, e ka nisë prap fushatën sikur me 2016 kur e tradhëtoi VLANIN duke i heq vijat e kuqe, por që realishtë Isa Mustafa kurrë nuk ka pas vija te kuqe me PDK dhe po kërkon, insiston me çdo kusht të bëjë koalicion me PDK, sepse nuk e ka guximin e as kurajon që të shkojë në zgjedhje sepse e dinë fare mirë se LDK do të humbë bindshëm.

E tillë do të jetë LDK duke e marr teposhtëzën përderisa e ka brenda Isa Mustafën i cili nuk udhëheqë por thjeshtë sundon me LDK përmes servileve të tij, atij nuk i intereson LDK por thjeshtë i intereson mbrojtja e korrupcionit të tij duke u bashkuar me të korruptuarit e tjerë, sepse vetëm një sjellje e këtillë e tij i mundëson që të qëndroi, por jo përgjithmonë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img