Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës dhe më gjerë se rruga “DARDANIA” që gjendet në Fushë-Kosovë, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore:
Data: 18.07.2021 deri më 22.08.2021, nga ora 20.00 deri më 24.00
Luten qytetarët që deri sa të bëhet zgjidhja përfundimtare e sheshit të qytetit, kjo është një prej mundësive për një hapësirë të lirë ku mund të bëni lëvizje të lirë dhe relaksuese.
Të gjithë ju që frekuentoni në këtë interval kohorë ju lutemi të keni konsideratë ndaj policisë të cilët do të kujdesën për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë.
Në të gjitha kryqëzimet e rrugëve dhe kënde të rrugëve do të jenë të vendosura shenjat orientuese të komunikacionit për hyrje-dalje!
Faleminderit për mirëkuptim!