Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se si parti nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti nëse nuk është kryeministër Lumir Abdixhiku.
Ajo në RTV Dukagjini ka theksuar se kandidati i LDK-së për kryeministër është lideri i vetëm që mund ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.
Sipas Kica-Xhelilit, Abdixhiku ka treguar një vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës dhe ka arritur të kthejë besimin tek qytetarët, duke i ofruar atyre një plan konkret për realizimin e ambicieve të tyre.
Ajo ka vlerësuar se Abdixhiku është një lider ndershëm dhe vizionar, i cili ka dëshmuar aftësinë për të siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e projekteve të mëdha dhe për të krijuar një ekip të fuqishëm profesionistësh që do të punojnë për realizimin e objektivave të tij politike.
Kica-Xhelili ka potencuar se ky është lideri i vetëm që di si të veprojë në çdo segment dhe që ka vizionin për të transformuar Kosovën./Indeksonline/