Prej disa ditësh, në rrjet qarkulluan zëra se Kida është në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur, Valon Berisha.
Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre.
Mirëpo, “Prive” ka mësuar se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se mes dyshes nuk ka ndjenja dashurie.
Dyshja janë thjesht miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, por asgjë më shumë se kaq.
Kida kohët e fundit është duke u marrë me disa projekte muzikore që do të sjellë për fansat e saj në këtë sezon vere.
Këngëtarja madje ka udhëtuar drejt Dubait dhe është parë nën shoqërinë e reperit gjerman, Samra.
Ndërkohë që të gjithë mendonin se këngëtarja kishte marrë disa ditë pushimi, në të vërtetë ajo kishte udhëtuar për të realizuar videoklipin e këngës që pritet të publikohet së shpejti.