“Në Kuvendin e Kosovës sot u shpërfaq dhe u betua fytyra e shëmtuar e së keqes së bashkuar që ka pllakosur tërë shqiptarinë, e jo vetëm Kosovën.
Pra në Kuvendin e Kosovës sot u shpërfaq e vërteta se jo vetëm Kosova, por e mbarë shqiptaria, do e ketë të vështirë të çlirohet nga zhvatësit që popullit ia morën çdo gjë të vlefshme që ai kishte!
Po pra, në parlamentin e Kosovës sot u shpërfaq portreti grupor i politikanëve që e kanë marrë peng këtë “Shqipëri” tonën, i politikanëve të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit”, i zhvatësve ‘proamerikanë’ që nuk e japin vendin.
Pyetja që sot duhet shtruar është se a mundet Kosova të bëhet shtet normal duke pasur mbi shpinë aq shumë politikanë ‘abnormalë’, që rrëzojnë qeveri e marrin pushtet edhe kundër vullnetit të popullit?!
Përgjigja është po, sepse Kosova ka ajkën e rinisë shqiptare, sepse ajo ka rini që nuk ia lejon askujt të shkelë mbi vullnetin e saj!
Po pra, Kosova do bëhet shtet normal sepse populli i saj sot e pa qartë bashkimin e të gjithë zhvatësve të vendit, e pa qartë se tani ai e ka radhën të bashkohet!”