spot_img

Kishin planifikuar arratisjen spektakolare, si u kapën në momentin e fundit dy të dënuarit shqiptarë

spot_img

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku protagonistë kanë qenë dy shqiptarë të cilët vuanin dënimin në një burg në Bellizi.

Ata u kapën nga policia në momentet e fundit teksa kishin planifikuar të realizonin një arratisje spektakolare.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët kishin hapur një vrimë në mur, të cilën e mbyllnin më pas me brumë që të mos diktohej.

Policia e burgut ua prishi planin shqiptarëve, pasi mbërriti në momentin kur ata po planifikonin heqjen e tullave nga muri. Autoritetet italiane raportojnë se shqiptarët u kapën teksa kishin përgatitur brumin me miell dhe ujë, që do ta përdornin si “suva artizanale”.

Dy të arrestuarit ishin dënuar me tre dhe dhjetë vjet burg.

Në vitin 2012 në të njëjtin burg janë arratisur katër persona të tjerë duke përdorur të njëjtën metodë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img