Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj- Halimaj është propozuar të jetë zëvendëskryeministre në Qeverinë e Hotit, e e cila pritet të votohet pas pak çastesh.
Vendin e saj në Kuvend do të zërë Arbresha Krasniqi, e cila në Qeverinë e Haradinajt ka qenë zv.ministre e Tregtisë dhe Industrisë, raporton IndeksOnline.
Nisma Socialdemokrate në Qeverinë e re do të përfaqësohet edhe me dy ministra.
Skender Reçica do të udhëheqë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Vesel Krasniqi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Rikujtojmë se këto dy ministri Nisma i kishte edhe në Qeverinë e Haradinajt.