Mesfushorit kosovar Idriz Voca përveç në aspektin sportiv atij po i ec mirë puna edhe në jetën private.
Lojtari i Luzern i cili pritet që këto ditë të zyrtarizohet tek skuadra turke Ankaragucu, tash e 3 vite është në lidhje me një vajzë simpatike të quajtur Annette Meier, shkruan Albanian News
Çifti bashkëjetojnë bashkë dhe sipas informacioneve që ka Albanian News, shumë shpejtë pritet që edhe të fejohen.
Përndryshe Voca, rregullisht ftohet në Përfaqësuesen e Kosovës nga trajner Bernard Challandes.