Gjatë ditës së sotme në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Stanishor të Gjilanit, ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arsyeja e këtij aksidenti besohet se kanë qenë kushtet atmosferike.
02Press ka siguruar një fotografi të 22-vjeçares, Jetmira Mushica, e cila mbeti e vdekur në këtë aksident.
Në këtë aksident disa persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjilan.