Pas fitores në Chelsea, trajneri i Liverpoolit, Jurgen KLopp foli gjithashtu për debutimin e Thiago Alcantara, i cili hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë: “Ishte top formë! Luajti me Spanjën dhe u stërvit me Bayern Munchen, kështu që ai është i aftë, nuk është problem. Ai duhet të mësohet me shokët e tij të skuadrës, por kur Chelsea humbi një futbollist u bë ndeshja perfekte për të”
“Unë me të vërtetë e shijova performancën e tij. Në mbrojtje ishte e vështirë, por në sulm, me top në këmbë, është vërtet fantastik”.