Largimi i papritur i Jürgen Klopp nga Liverpooli verën e ardhshme pas nëntë vitesh dhe tetë titujsh shkaktoi një tërmet në Anfield . Dhe me lamtumirën e trajnerit që i ktheu në elitë në horizont, Fenway Sports Group (FSG) që kontrollon klubin anglez u përgatit për një epokë të re.
Arne Slot, trajneri aktual i Feynord do të jetë pasues i Klopp te Liverpooli. James Pearce, korrespondent i Liverpool për ‘The Athletic’ ka dhënë detaje të reja për zgjedhjen e Slot si trajner.
Gazetari anglez bën të ditur se Klopp ka qenë i përfshirë në gjetjen e pasuesit të tij dhe e ka shtyrë opsionin e ardhjes së Slot.
“Vetë Klopp e vlerësoi ardhjen e tij pavarësisht se pranoi se “ai nuk është i përfshirë në proces” njofton Pearce.
“Do të doja shumë që Arne ta pranonte këtë pozicion. Më pëlqen stili i ekipeve të tij dhe gjithçka që dëgjoj për të është se ai është një djalë i mirë dhe një trajner i mirë,” tha gjermani për holandezin, 45-vjeçar.
Kapiteni Van Dijk gjithashtu e ‘bekoi’ atë.
“Slot është një nga trajnerët më të mirë holandez” tha kapiteni i Liverpoolit.
Drejtuesit e skuadrës besojnë se stili i tij do të përshtatet mirë me ekipin që do të trashëgojë. Aftësitë e tij të mira komunikuese dhe personaliteti, si dhe futbolli i tij sulmues, me presion të lartë dhe me intensitet të lartë, do të lidhen mirë me tifozë.
Ai ka një histori të shkëlqyer në zhvillimin e talenteve të rinj. Futbolli i tij është tërheqës dhe sulmues. Atij i pëlqen të luajë me një mbrojtje agresive dhe me intensitet të lartë./Indeksonline