spot_img

Klubi historik francez në prag të shuarjes për shkak të problemeve financiare

spot_img

Bordeaux, një klub historik në futbollin francez, është në prag të kolapsit, siç ka raportuar Foot Mercato. Lojtarët e klubit janë paralajmëruar për këtë situatë në orët e fundit dhe falimentimi po afrohet me hapa të shpejt.

Problemet e Bordeaux nuk janë të reja. Në korrik të 2021, Liga Profesionale e Futbollit e kishte sanksionuar klubin me rënië në Ligue 2 pasi fondi amerikan King Street ndaloi së mbështeturi klubin.

Ishte pikërisht atëherë kur biznesmeni Gerard Lopez hyri në skenë duke marrë përsipër ‘frenat’ e klubit dhe duke paguar mbi 40 milionë euro borxhe.

Në këtë mënyrë, ky institucion iu ‘mbijetoi’ problemeve financiare në elitën e futbollit francez, deri në momentin kur ranë në Ligue 2 në sezonin 2021/2022.

As kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta, pasi Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit (DNCG), organi që mbikëqyr funksionimin ekonomik të klubeve, mori vendim që t’i zbresë ata në divizionin e tretë të futbollit francez.

Pasi e përfunduan sezonin 2022/2023 vetëm tri pikë nga promovimi direkt dhe sezonin 2023/2024 në mes të tabelës (vendin e 12-të), Bordeaux po përballet me probleme serioze sa i përket aspektit financiar.

Klubit i duhen edhe 40 milionë euro për t’iu shmangur rënies në kategorinë e tretë dhe duket se nuk do ta arrijnë ta gjejnë këtë shumë.

Fenway Sports Group, pronari i Liverpoolit, mund të jetë në gjendje ta shpëtojë klubin, por negociatat ngecën për shkak të kostos së lartë të stadiumit në vitet në vazhdim, dhe situatës së përgjithshme ekonomike në futbollin francez (të drejtat televizive).

Këto ishin arsyet që u përshkruan nga vet klubi përmes një njoftimi zyrtar. Mundësia e një ‘mrekullie’ për gjashtë herë kampionin e Ligue 1 po venitet, por shpresat nuk janë zhdukur ende.

NGJARJE TË TJERA

spot_img