E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë e lidhur me futbollin italian.
Kohëve të fundit, mediat italiane raportuan se interesim për yllin kosovar kanë shprehur dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Napoli.
Por, mediumi i atjeshëm “Il Tempo” sot raporton për klubin e tretë italian që ka hyrë në garë për 25 vjeçarin, përcjell “Gazeta Express”.
Bëhet fjalë për Romën, e cila e sheh përfaqësuesin kosovar si përforcim ideal për fazën ofanzive.
Zhegrova i ka realizuar 6 gola deri tash në 31 paraqitje me ekipin e Paulo Fonsecas.
“Giallorossi” e pëlqejnë edhe Federico Chiesan e Juventusit, por nëse nuk arrijnë ta transferojnë përfaqësuesin italian, atëherë do t’i vihen pas Zhegrovës, për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Daniele De Rossi, i cili thuhet se e pëlqen ish-futbollistin e Baselit.
Zhegrova është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në Ligue 1 dhe interesimi i klubeve të njohura për kartonin e tij nuk po mungon.