Pas rënies së klubit futbollistik “Drenica” nga superliga e Kosovës, i zhgënjyer rëndë ka reaguar ish trajneri i këtij klubi, Tahir Lushtaku, duke hedhur kritika të ashpra në drejtim të individëve që sipas tij e kanë sjellë klubin në këtë gjendje, raporton Gazeta Sociale.
Në emisionin “Kampionët”, në Kanal10, ai tha se klubi ka shumë probleme dhe kjo ka ndodhë pasi individët e caktuar e kanë para interesin personal para atij të klubit.
Ai e ka cilësuar si një gabim të madh emërimin e Taulant Dajakut në pozitën e drejtorit sportiv duke thënë se ai ka ardhur me vendimin e Sami Lushtakut.
“Jo vetëm unë por kanë bërë individ shumë për klubin, unë jam prej vitit 1988 pjesë e klubit dhe kam sakrifiku shumë për këtë klub, ndoshta edhe karrieren time. Me u qu njerëzit për interesa me e sjellë klubin në këtë gjendje, kjo nuk do koment”, tha Lushtaku, raporton Gazeta Sociale.
Ai tutje ka thënë se klubi është i uzurpuar dhe nëse largohen këta njerëz klubi mund të rikthehet.
Lushtaku tha po ashtu se e vetmja është presidentja e klubit që nuk e ka askënd në klub, të tjerët i kanë të gjithë njerëzit e tyre ne klub, që mundohen me i ba me zor futbollista./Gazeta Sociale/