Uebfaqja e specializuar e të dhënave “Transfermarkt” e ka bërë Ermal Krasniqin futbollistin më të ri të CFR Clujit, ndonëse Ballkani dhe vetë klubi rumun ende nuk kanë zyrtarizuar kalimin.
Sipas uebfaqes në fjalë, Ermal Krasniqi i ka kushtuar 400 mijë euro klubit rumun për transferimin e sulmuesit të Ballkanit.
24-vjeçari nuk është emër i panjohur për klubin nga Rumania. Krasniqi është paraqitur me Ballkanin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës pikërisht edhe kundër Cluj.
Ermal Krasniqi është ndër talentët më të mirë të futbollit në Kosovë aktualisht.
Krasniqi karrierë në Kosovë ka bërë edhe tek Ferizaj e Llapi.