Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fouriera është një nga më të kërkuarat në shtetin grek aty ku dhe ka nisur e zhvilluar karrierën e saj muzikore.
Tashmë që vera është në kulmin e saj, Eleni po e shijon në maksimum dhe po sigurohet që të marrë të gjitha rrezet e duhura.
Këngëtarja ka postuar disa foto dhe video së fundmi teksa ndodhet për pushime, ku në fokus të kameras vendos të pasmet e saj. E veshur me rroba banjo ngjyrë kaf, Eleni është kujdesur që të tregojë format e trupit të saj.
“Kofshë pule” shkruan ajo bashkangjitur fotos, duke bërë humor me ato që ka postuar.