spot_img

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për Lituaninë

spot_img

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të enjten e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në kampin nacional në Hajvali, përpara se të marrë rrugën drejt Lituanisë.

Në stërvitjen e sotme, ekipit i është bashkuar portieri Arijanet Muriq që mungoi në dy seancat e fundit shkaku i lëndimit, ndërkohë Leart Paqarada nuk ka arritur të rikuperohet dhe është liruar nga grumbullimi.

Selektori Franco Foda, në këtë stërvitje fokus të veçantë iu kushtoi detajeve taktike që I ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për duelin me Lituaninë.

Ndeshja Lituani – Kosovë, luhet të shtunën prej orës 15:00 në Kaunas dhe i takon Ligës C të Ligës së Kombeve.

FFK-ja, në njoftimin e saj, ka bërë të ditur se futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe janë përgatitur për situata të ndryshme që mund të paraqiten gjatë ndeshjes.

Donat Rudhani e Albion Rrahmani nuk kanë hezituar të shfaqin optimizmin e tyre për fitore në Lituani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img