spot_img

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve e përmbylli me një barazim debutimin në Ligën e Kombeve

spot_img

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve e ka përmbyllur pjesëmarrjen e saj në garat e Ligës së Kombeve që u mbajtën në Skoci nën organizimin e Federatës Evropiane të Futbollit për të Amputuarit (EAFF) në bashkëpunim me UEFA-n.

Kosova ishte pjesë e Ligës D bashkë me Skocinë, Azerbejxhanin, Holandën dhe Shqipërinë. Në ditën e parë Kombëtarja e Kosovës luajti kundër Skocisë (0:2) dhe kundër Azerbejxhanit (0:6), derisa sot fillimisht luajti me Shqipërinë, ndeshje e cila u mbyll baras, me rezultat 1:1, dhe më pas luajti kundër Holandës, përballje në të cilën humbi me rezultat 9:0.

Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve mori pjesë në një garë të këtij niveli.

Për ekipin e Kosovës, kjo ishte një përvojë e rëndësishme, duke ditur se është një ekip i ri.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të promovojë gjithëpërfshirjen në futboll dhe të mbështesë të gjitha grupet e shoqërisë për të shijuar bukurinë e lojës së futbollit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img