Federata e Futbollit të Kosovës për femra ka publikuar listën e futbollisteve për ndeshjen e shtatorit.
Kosova do të përballet me Bullgarinë në kuadër të UEFA Women’s Nations League, me 26 shtator me fillim nga ora 17:00, në Stadion Lokomotiv Plovdiv.
Dardanet gjenden në grupin C5, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, kurse kjo ndeshje do të jetë e para në këto kualifikuese.
Përzgjedhja e Kosovës Anneli Andersen do të ketë në dispozicion për këtë grumbullim 23 futbolliste, ku prej tyre 10-të luajnë në ekipe shqiptare ndërsa të tjerat në shtetet e jashtme.