Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e sotme miqësoren e dytë.
Në Stokholm në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00 kuqezinjtë do të luajnë kundër Suedisë, shkruan Reporteri.net.
Kuqezinjtë kërkojnë të këndellen pas humbjes 3-0 nga Kili, para tre ditësh.
Lajm i mirë për këtë takim është rikthimi i Etrit Berishës, i cili për shkak të një problemi mungoi ndaj Kilit.