spot_img

Kombëtarja U15 e vajzave me kamp seleksionues dyditor 

spot_img

 Kombëtarja e Kosovës U15 për vajza ka filluar sot kampin dyditor seleksionues për gjeneratën 2009. Përzgjedhësja Albina Rrahmani e ka vlerësuar të rëndësishëm këtë kamp, duke pasur parasysh se janë në kërkim të talenteve të reja, të cilat do t’i përfshijnë më pas në Kombëtaren U15, bashkë me lojtaret e gjeneratës 2008, për turnetë zhvillimor të UEFA-s.

“Kjo është një gjeneratë e cila nuk ka marrë pjesë deri më tani në gara ndërkombëtare. Ne si staf i trajnereve i kemi parë duke luajtur vetëm me klubet e tyre te Liga U17, por nuk e kemi pasur rastin t’i grumbullojmë këtu në kamp dhe të punojmë me to. Çdo gjeneratë e re po vjen me më shumë talente. Shihet se ka shumë potencial, por duhet shumë punë dhe neve si staf teknik na duhet ende kohë për ta bërë një grup të mirë”, ka theksuar Rrahmani.

Ndërkohë, të lumtura që kanë marrë ftesë nga kombëtarja janë shprehur futbollistet Anisa Meha dhe Fatime Beha.

“Kemi kaluar shumë mirë. Menaxhimi i trajnereve ishte në nivelin maksimal. Është një ndjenjë e veçantë ta veshë fanellën e Kombëtares sepse të gjitha lojtaret ashtu sikurse unë kanë pasur pak stres sepse ishte e parë dhe të gjitha e kemi dëshirën të japim maksimumin për të treguar se kush jemi dhe për t’u përzgjedhur për Kombëtaren U15. Kam stërvitur shumë për të arritur deri këtu për të qenë pjesë e kombëtares dhe besoj se do t’ia arrij qëllimit”, ka thënë Anisa Meha.

“Është kënaqësi me qenë pjesë e Kombëtares. Jam shumë e përkushtuar në futboll dhe shpresoj se Kosovës t’i jap shumë gola dhe të bëhemi kombëtare shumë e fortë që do të na e kenë frikën ekipet e tjera”, ka theksuar Fatime Meha.

Kombëtarja U15 në muajin mars do të marrë pjesë në një turne zhvillimor të UEFA-s në Shqipëri dhe aty do të ketë një miks të futbollisteve të lindura në vitin 2008 dhe 2009.

NGJARJE TË TJERA

spot_img