Kosova U22, femrat, sot ka udhëtuar drejt Rumanisë, ndërsa nesër pritet t’i zhvillojë ndeshjet në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Beach Volley.
Kosova U22, femrat, do të jetë pjesë e Grupit A, së bashku me Kombëtare tejet kualitative si Sllovenia, Belgjika dhe Rumania 1.
Nesër, vashat tona, Melirona Avdullahu/Yllka Jashari, të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari, pritet t’i zhvillojnë ndeshjet në kuadër të këtij grupi.