Komentatori i njohur i futbollit me një reagim në profilin e tij në Facebook nuk ka ngurruar ti tregoi vendin drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës. Më posht e gjeni postimin e Lokajt:
Komiteti Olimpik si një tërësi organizative jo vetëm te ne por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk është gjë tjetër përveq se një LIMUNADË Politike.
Rasti i fundit te ne ku KOK ia mohon Kryetarit të FFK-së Agim Ademit, çmimin e punëtorit t ë vitit e dëshmon fuqishëm konstatimin më lartë.
Jo që brengoset i pari i futbollit tonë për “mirënjohjet” e KOK-ut tonë, por është brengosës fakti që edhe njëherë u dëshmua se mentaliteti i atyre që mendojnë se kanë bërë gjë të madhe duke mohuar punën e atyre që me të vërtetë vlejnë, mbetet MENTALITET RURAL.