Bayern Munich është gjysmëfinalisti i tretë i Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Kampioni në fuqi i Gjermanisë e ka demoluar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes kundërshtarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-2.
Paolo Condò, komentator i SKY, foli në fund të ndeshjes mes Barcelona dhe Bayern Munich.
“Ekziston një pyetje politike, ajo që ndodhi sonte nuk është parë kurrë më parë. Unë u gjenda në Belo Horizonte, në vitin 2014, kur Gjermania mundi Brazilin 7-1. E përjetova një natë kështu… Bayern u duk sikur mbylli dyert e stadiumit dhe vendosi të shfaroste Barcelonan deri në fund! Ndjenja është se kjo ndeshje shënon fillimin e një skuadre që do të zgjasë një kohë shumë të gjatë”.