Sonte nga ora 20:00, kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e hap aventurën e saj në garat e Ligës së Kampionëve.
Suharekasit kanë qenë më fat ë short dhe në ndeshjen e parë do të përballën me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma e cila luhet në Andorrë.
Ballkani llogaritet favorit i madh në këtë ndeshje dhe këtë e dëshmojnë edhe kompanitë e basteve ku kota e skuadrës kosovare për fitore është vetëm 1.48. Fitorja e andorrasve ka kuotë 5.00 ndërsa barazimi është 4.10.
Të kujtomë se ky është viti i tretë rresht që Ballkani luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa dy herë ka arritur të futet edhe në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Ndeshja kthyese zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /GazetaSport
