Pandemia Covid-19 përveç në shëndetin publik ka goditur edhe ekonominë në vend, ku bëjnë pjesë edhe bizneset nëpër komuna.
Subjektet ekonomike më të goditura janë ato të gastronomisë dhe kompanitë me veprimtari prodhuese.
Duke e parë gjendjen e rëndë në të cilën janë këto subjekte ekonomike, Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka marrë vendim që komuna të cilën e drejton ai, t’i del në ndihmë bizneseve.
Kryetari i Fushë Kosovës, ka në fokus zhvillimin ekonomik lokal duke ndërtuar projekte zhvillimore me ndikim të mirë socio-ekonomik.
Në saje të menaxhimit të mirë të situatës pandemike tani Komuna e Fushë Kosovës ndan mbi 300.000 euro ndihmë ekonomike për sektorin privat!
Ndihma ekonomike do të jetë për bizneset Individuale, Mikro-bizneset dhe bizneset e vogla, që janë goditur dhe që po përballën me vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë covid-19.
Sipas shënimeve më të cilat disponon Komuna, struktura ekonomike është e dominuar nga mikro-bizneset, ku në të shumtën e rasteve janë biznese Individuale që bëjnë investim të vogël të kapitalit – përderisa ato krijojnë numër të madh të vendeve të reja të punës dhe paraqesin shtyllën kryesore të Ekonomisë Lokale.
Të drejt aplikimi kanë të gjitha bizneset aktive që ushtrojnë veprimtarin në territorin e Komunës së Fushë Kosovës. Sqarimet tjera janë të paraqitura në Ftesën për Aplikim nr.826/2020
Veprimtarit Ekonomike që do të ndihmohen janë ato që ushtrojnë aktivitete zejtare që bëjnë prodhim -shërbim sipas porosisë individuale si : Rrobaqepëse,frizer,metal punues, servisim) etj.
– Aktivitete tjera shërbim me ushqim si : Qebaptore, Kafiteri, Restoran),
– Aktivitete tjera edukative dhe sherbime tjera si:( Qerdhe,Kopshte, palester, Riparime,
Autoshkolla) etj.
Në një prononcim për Korrespodentin, Drejtori i Zhvillimit ekonomik në Fushë Kosovë, Ekrem Berjani, ka deklaruar që kjo është një përpjekje për t`ia lehtesuar të bërit binzes afaristëve edhe në këtë kohë pandemie.
“Komuna jonë ka vazhduar përpjekjet për krijimin e lehtësirave të të bërit biznes, andaj Fushë Kosova po bëhet vend që ka përshtatshmëri më të madhe për të zhvilluar mikro-bizneset të cilat janë gjenerues të vendeve të reja të punës. Bizneset e FK që nga viti 2017 nuk paguajnë taks për ushtrimin e veprimtarisë afariste, pra asnjë taksë për bizneset e Fushë Kosovës”, ka thënë Berjani.
Komuna e Fushë Kosovës në saje të një partneriteti funksionale që ka me biznese, adreson ketë kontributin financiar për bizneset qe kanë status të vogël të kapitalit dhe vetë qëndrueshmëri të ultë financiare tha Berjani.
Kujtojmë që komuna e Fushë Kosovës është komuna e parë e cila ka marrë një nismë të tillë.