Rreth 1500 pako ushqimore janë shpërndarë në këto dy ditë për familjet me gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike.
Në vigjilje të festës së Bajramit janë pastruar edhe varrezat e qytetit si dhe janë gëlqerosur drunjtë për rreth tyre. Me një dinamikë të planifikuar po ashtu është vazhduar edhe me shtruarjen e disa rrugëve rurale me zhavorr si dhe sanimi i rrugëve të dëmtuara dhe mbyllja e gropave.
Duke vazhduar me punë dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët, Komuna e Fushë-Kosovës, uron të gjithë besimtarët musliman festën e Fitër Bajramit me lutje për shërimin e të sëmurëve, begati për familjet dhe shëndet e të mira për të gjithë.