Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim (GIZ) përmes projektit Shërbime të Qëndrueshme Komunale (SMS) mbështet komunat për modernizimin e shërbimeve publike në fushën e menaxhimit të mbeturinave, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve.
Komuna e Fushë-Kosovës dhe OJQ “Green Art Center – Prishtina” (GAC) përmes projektit të GIZ-SMS do të bashkëpunojnë në kuadër të implementimit të projektit në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
Implementimi i projektit për furnizimin e amvisërive me komposter për ndarjen e mbeturinave organike është duke u realizuar në fshatin Kuzmin.
Komuna ka marrë përsipër që të zhvillojë të gjitha aktivitetet sipas planit të paraqitur në GIZ referuar projektit “Pilotimi i Kompostimit Shtëpiak”.