spot_img

Komuna e Prishtinës shet 134 vetura për 15 mijë euro

spot_img

Ankandi nuk është hapur ende, por Komuna e Prishtinës ka dhënë lejen për shitjen e disa prej këtyre veturave.

Me 23 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar shitjen e 134 veturave dhe motorëve që po qëndrojnë në “Tregun e Veturave” të Prishtinës, në vlerë prej 15 mijë e 670 euro.

Veturat që do të dalin në ankand janë të konfiskuara në territorin e Prishtinës dhe pasi të lirohen nga Gjykata, Komuna merr vendim për shitjen e tyre për ta liruar vendin në parking.

Komuna pret që gjatë shitjes të kalohet vlera e paraparë.

“Janë gjithsej 113 automjete dhe mjete motorike të cilat janë të liruara nga Gjykata dhe janë të shënjuara me shiritin e verdhë. Në autotregun e automjeteve, të gjitha veturat që e kanë shiritin e verdhë janë të lejuara për shitje të mëtutjeshme. Të gjitha automjetet që janë të shënjuara me shirit të kuq janë të ndaluara për procedim të mëtutjeshëm deri në vendimin e Gjykatës. Prej këtyre, 113 automjete kapin vlerën e 15 mijë 670 euro, por shpresojmë që në ankand të kalohet kjo vlerë dhe ajo të arrijë mbi 20 mijë euro. Ashtu e kemi pasur edhe herën e kaluar, kur pas shitjes ato kanë kaluar vlerën që është parashikuar”, ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Sipas nënkryetarit të Komunës së Prishtinës gjendja e këtyre automjeteve nuk është e mirë, prandaj edhe shiten me një shumë kaq të lirë.

“Neve vetëm na informojnë se jemi në gjendje për t’i shitur. Vetura të konfiskuara, të bëra aksident, që kanë qenë pa regjistrim dhe kanë qenë të konfiskuara. Zakonisht gjendja e tyre nuk është e mirë dhe shumica e automjeteve shiten për nevoja të pjesëve rezervë për ata operatorë ekonomikë që i blejnë këto vetura”.

Komuna e Prishtinës deri më tani ka kaluar 4 ankande të tilla.

Shitja më e famshme ka qenë ajo e veturës Q7 e ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Ajo u shit nga kryetari aktual Shpend Ahmeti, me arsyetimin se atij nuk i duhet një veturë prej 70-mijëeuroshe sepse do të udhëtojë me autobus për në punë. Vetura u shit për më pak se gjysma e vlerës së blerë dhe kryetari, përkundër zotimit të dhënë, udhëton me veturë dhe jo me autobus.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img