Skuadra e Superligës së Turqisë, Konyaspor është duke ‘peshkuar’ në futbollin kosovar, më saktë te klubi i FC Ballkanit dhe lojtari Meriton Korenica është objektivi i tyre.
Në rrjetet sociale po diskutohet një transferim i mundshëm i Korenicës në ekipin e Konyaspor, për ta zëvendësuar të larguarin (drejt Olympiacos) Zymer Bytyqin.
Korenica sipas sajtit të njohur ‘transfermarkt’, vleren e transferimit e ka deri në 300 mijë euro dhe një marrëveshje me ekipin turk mund të ndodh pasi afati dimëror i lëvizjeve në Turqi është ende i hapur.
Konyaspor'da hedef Meriton Korenica!
Lüe Özel Haberi… @L_umiterol https://t.co/CKfmmQibiW
— Sporun Dibi (@sporundibicom) February 5, 2023