Ylli brazilian, Neymar Jr pritet të jetë mungesë e madhe për kombëtaren.
Mbrëmë Neymari pësoi lëndim, në fitore 2:0 të Brazilit ndaj Serbisë.
Ylli i PSG-së la fushën në minutën e 79` pas një shqetësimi në kyçin e këmbës.
Sipas raportimit të ‘Ge.globo’, Neymar është jashtë për ndeshjet e grupit të Brazilit, por pritet të rikthehet në fazën eliminatore nëse kombëtarja e tij arrin të kalojë në atë fazë.
Mungesa e tij pritet të jetë një problem për trajnerin Tite.