Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur si pasojë e reshjeve të dendura në Komunën e Pejës.
Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës ka bërë të ditur për Paparacin se kanë pranuar edhe 4 persona të tjerë të lënduar, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.
Ibraj për Paparacin ka thënë se dy nga të lënduarit janë nën kujdesin intenziv.
“Një fëmijë i moshës 5-vjecare është viktime. 4 persona të tjerë janë të lënduar. Po marrin trajtim mjekësor”- ka thënë Ibraj nga Spitali i Pejës.