spot_img

Konfiskohen mbi 1 mijë kg mish i prishur në Prishtinë

spot_img

Mbi 1 mijë kilogram mish i prishur është ndaluar në disa prej mishtoreve në kryeqytet.

Aksioni u zhvillua për dy ditë nga Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë ndërsa morën pjesë katër grupe inspektuese.

“Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur mish ose nënprodukte mishi të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga shitja dhe janë bllokuar me proces deri ne asgjësim. Sasia totale e produkte të ndaluara është 1100 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj)”, thuhet në njoftimin e AUV.

Ky institucion ka treguar edhe për problemet më të shpeshta që janë hasur në terren.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e vendimeve për regjistrim ne AUV, mishi pa dokumentacion, dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. Kushtet teknike sanitare të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar”, thuhet tutje në njoftim.

“Do të vazhdohet me aksione ne gjithë̈ Kosovën, për largimin nga tregu të produkteve të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim. Do të vendoset rregull për të gjithë tregtimin e mishit në vend. Kushdo qe nuk i plotëson kushtet ligjore, produktet do ti konfiskohen dhe do të iniciohen raste në gjykatë”, thuhet në fund të njoftimit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img