spot_img

Koronavirusi i merr jetën drejtorit të shkollës “Lidhja e Prizrenit”/ Infektohet mesuesja dhe drejtoresha e shkollës

spot_img

Covid-19 paraqet një situatë problematike në Shqipëri. Moshat e ndërmjetme dhe moshat e mëdha janë më të prekur nga ky virus. Gjithashtu që pas hapjes së shkollave edhe mësuesit, pedagogët apo drejtorat janë infektuar më së shumti. Por kësaj rradhe koronavirusi i ka marrë drejtorit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan. Dedë Malaj nuk dihet se sa kohë kishte i infektuar apo nëse kishte semundje të tjera bashkëshoqëruese. Pritet që rasti i tij të konfirmohet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në një reagim të faqes zyrtare të shkollës në Facebook, shprehin ngushëllimet për familjarët nga kolektivi, prindërit dhe nxënësit e shkollës.

Në faqen e Facebook shkruhet:

Sot humbem nje shok te mirë, baba te përkushtuar, e familjar model, një koleg i palodhur , një drejtues i përkushtuar ndaj punës e shkollës, e pabesueshme për të gjithë ne dhe ata që e njohin. Qofsh i xhenetit Dedë Malaj! Ngushëllime të sinqerta nga kolektivi, prindërit dhe nxenësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhëntë forcë familjarëve dhe të afërmve për të përballuar këtë dhimbje! Të qoftë dheu i lehtë!
Gjithashtu bëhet me dije se është infektuar një mësuese dhe nëndrejtoresha e shkollës. Aktualisht është mbyllur zyra e Drejtorisë Arsimore në Kamëz.

NGJARJE TË TJERA

spot_img