COVID-19 është virusi i cili mund të themi që ka gjunjëzuar botën. Që prej shpërthimit të tij në dhjetor e deri më tani shtetet nga e gjithë bota nuk janë ashtu siç kanë qenë më herët.
Ekonomia ka rënë dhe masat kufizuese nuk mungojnë në çdo shtet.
Deri më tani, sipas worldmeters numërohen mbi 12 milionë të infektuar, ku nga këto mbi 500 mijë të vdekur, dhe afro 7.5 milionë të shëruar.
E teksa në disa vende numri i infeksioneve nuk po shënon ulje, por përkundrazi, gjendja po përkeqësohet, janë disa shtete që nuk e njohin fare koronën.
Deri më tani numërohen 12 shtete. Ato janë: Kiribati, Korea e Veriut, Turkmenistani, Ishujt Solomon, Vanuatu, Samoa, Tonga, Palau, Ishujt Marshall, Nauru, Tuvalu, Shtetet e Mikronesias.
Nuk dihet nëse në këto shtete ka manipulime me shifrat, apo vërtet janë të paprekura.