spot_img

“Koronavirusi nuk është më aq i fuqishëm, rastet po kalojnë më lehtë”

spot_img

Ditët e fundit Shqipëria ka regjistruar rritje të numrit të viktimave dhe të personave të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë ka folur mjeku urolog, Artan Koni.

Gjatë një interviste për “News24”, mjeku është shprehur se virulenca e COVID-19 ka rënë. Koni i referohet pandemisë në gjithë botën duke thënë se ka rënë fuqishmëria e COVID-19.

Koni ka shpjeguar se deklarata e tij nuk i referohet shtimit të rasteve me koronavirus, por thekson se rastet sot kalojnë më lehtë se në periudhën shkurt- mars. Gjithashtu, Koni ka thënë se marrja e masave ishte vendimi i duhur për të shmangur përkeqësimin e situatës në vend.

”Por kjo nuk është edhe shumë e rëndësishme pasi koronavirusi nuk është më aq i fuqishëm dhe virulent. Rastet kalojnë më lehtë se në shkurt- mars. Vetë virusi në mbarë botën ka zvogëluar këtë, por shtimi i rasteve është krejt gjë tjetër. Italia që ka 20- 30 fishin e popullsisë është krejt situatë tjetër.”- tha Koni.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img