Ditën e djeshme është nënshkruar marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës, në prani të Donald Trump. Marrëveshja me 16 pika, kishte karakter ekonomik, por edhe politik. Pas nënshkrimit, gazetari i RTK-së po intervistonte në Washington disa zyrtarë të Kosovës, por ai është përballur me një situatë të pazakontë.
Një shtetas serb i ka ndërprerë intervistën pasi ka bërtitur “Kosova është Serbi”. Menjëherë gazetari ka ndërprerë intervistën, duke u kujtuar edhe njëherë serbit se Kosova është e pavarur.
Ndiqni videon: