Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka marrë vendim për të hequr tarifën doganore prej 10 për qind ndaj produkteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se ky është një nga vendimet më të rëndësishme të ditës dhe se nga tani e tutje të gjitha produktet e importuara nga SHBA do të trajtohen me tarifë zero.
“Largimi i kësaj tarife është një hap konkret drejt forcimit të partneritetit ekonomik dhe politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” deklaroi Kurti.