spot_img

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, nga dy tjerët mund të jetë Shqipëria!

spot_img

Kombëtarja e Kosovës e di tashmë përafërsisht se me cilin kundërshtar mund të ndeshet në ‘play-off’-in e Ligës së Kombeve.

Dardanët kanë përfunduar në vendin e dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve me 12 pikë apo tri më pak se Rumania e para dhe me ndeshjen mes tyre e cila ka mbetur për t’iu dhënë epilogu përfundimtar nga UEFA.

Kështu, Kosova do të luajë një ndeshje të ‘play-off’-it me një nga vendet e treta të grupeve të Ligës B, për të provuar promovimin në një ligë më lartë ose mbetjen në Ligën C.

Por, kush janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ‘play-off’-in e Ligës B?

Irlanda dhe Slovenia janë dy nga kundërshtarët e mundshëm të sigurt, pasi kanë përfunduar në pozitën e tretë në Grupin 2, respektivisht në Grupin 3 të Ligës B.

Në anën tjetër, nga Grupi 1, të gjitha ekipet janë në lojë për të përfunduar në pozitën e tretë dhe Kosova mund të luajë me njërën mes Çekisë, Gjeorgjisë, Shqipërisë apo Ukrainës.

Në Grupin 4, gjithashtu pozita e tretë është në lojë, ku Kosova mund të ndeshet me njërën mes Uellsit ose Islandës.

Kundërshtarët e mundshëm për playoffin e Ligës B

– Shqipëri, Çeki, Gjeorgji ose Ukrainë

– Irlandë

– Slloveni

– Uells ose Islandë

NGJARJE TË TJERA

spot_img