Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fitorja e parë e “Dardanëve” muajin e kaluar ndaj Andorrës i la matematikisht me shpresa për kualifikim historik, megjithatë një gjë e tillë është larg e arritshme.
Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë, katër më pak se Izraeli, që është i treti në Grupin I, që gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Formacionet zyrtare: