Kombëtarja e Kosovës në konkurencen e femrave me fitoren e arritur dje kundër Rumanisë ka arritur të siguroj vendin e tretë në grupin A.
Më këtë rezultat dyshja Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu të udhëhequra nga trajnerja Vildane Jashari kanë siguruar fazen e dytë të kampionatit, duke u renditur në mesin e 24 ekipeve më të mira të evropës.
Nesër me fillim nga ora 8:00, Kosova do të takohet me kombëtaren e Polonisë. Fitorja eventuale do ti siguronte Kosovës vendin në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane.
Federata e Volejbollit e Kosovës ju uron suksese vajzave në ndeshjen e radhës.