Kombëtarja e Kosovës në Beach Volley, femrat, tregoi paraqitje dinjitoze në ndeshjen e tretë të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, por nuk arriti të parandalojë disfatën kundër Turqisë.
Dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari, e drejtuar nga trajnerja Vildane Zeneli pësoi nga ekipi turk, me rezultat 2-0 (24:22, 21:14).
Kosovaret treguan paraqitje të mirë, sidomos në setin e parë, por nuk arritën të parandalojnë disfatën. Bilanci për vashat tona pas tre ndeshjeve të para është dy humbje dhe një barazim.
#fvk #volleyball #beachvolleyball #kosova #balkanchampionship