Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1:1 me kombëtarën e Izraelit, ndeshje kjo e para në kulaifikimet për Evropianin 2024.
Dardanët e kanë nisur pozitivisht aventurën kualifikuese pasi ishin afër të merrnin fitoren në ‘Bloomfield Stadium’ të Tel-Aviv.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por me Kosovën që gjeti golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të dhe ishte Eli Dasa, i cili shënoi autogol për 0-1, falë një depërtimi dhe harkimi të Milot Rashicës.
Pas këtij goli te Kosova pati një pakujdesi dhe këtë e shfrytëzuan më së miri vendasit duke gjetur golin e barazimit 1-1 me anë të Dor Peretz (56’).
Pas golit të barazimit u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por raste më të mira pati Kosova.
Ishte minuta e 84-të kur Arbër Zeneli pati një rast të mirë pas asistimit të Vedat Muriqit, por dështoi t’i ndryshoj shifrat, ndërsa Rashica (90+) nga tri apo katër metra dërgoi topin mbi portë dhe ndeshja u mbyll 1-1.
Pas këtij barazimi, Kosova zë vendin e dytë me një pikë, po aq sa ka Izraeli i treti.
Në ndeshjen e ardhshme, Dardanët e presin Andorrën në Prishtinë, ndërsa Izraeli udhëton te Zvicra.