Të enjten Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimit për Kampionat Evropian.
“Dardanët” sot kanë udhëtuar drejt Andorrës, i cili është kundërshtari i radhës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka postuar një video me mbishkrimin:https://fb.watch/nC2D6AIsqs/?mibextid=cr9u03
“Dardanët nisen për në Andorra, ku të enjten do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2024”.
Kosova gjendet në Grupin së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusi dhe Andorrën.
Skuadra e Alain Giresse pas gjashtë ndeshjeve ende nuk ka arritur të marrin fitoren e parë dhe kanë një rekord prej katër barazimeve e dy humbjeve.