Federata e Volejbollit e Kosovës do të paraqitet me plot 5 ekipe kombëtare, në kategori të moshave të ndryshme, në aktivitetet e kualifikimeve evropiane, për vitin 2024.
Vëmendja kryesore gjatë vitit 2024, do të jetë te paraqitja e Kombëtareve A.
Djemtë e Kombëtares elite, do të jenë pjesë e kualifkimeve për CEV EuroVolley 2026, me tri ndeshje të planifikuara në Gusht 2024 dhe tri ndeshje tjera në qershor 2025.
Vajzat e Kombëtares A, kualifikimet për CEV EuroVolley 2026 do t’i fillojnë me 3 ndeshje në gusht e shtator të vitit 2024, dhe tri ndeshje tjera në korrik e gusht 2025.
Viti në të cilin do të hyjmë, do të jetë një prej periudhave me agjendën më të ngjeshur të Kombëtareve nga U18 deri në nivelin e Kombëtareve A, te djemtë e vajzat.
Kombëtarja U18 (vajzat) do ta fillojë aventurën e vet kualifikuese për CEV U18 më 17 janar 2024, me turneun kualifikues që mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në grupin A me Kosovën, garojnë edhe Rumania e Bullgaria.
Kombëtarja U18 (djemtë), më 18 janar 2024, në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, do ta fillojë kampanjën kualifikuese për CEV U18, me garat që në formë turneu do të mbahen nga 18-21 janar 2024.
“Dardanët” e rinjë do të jenë në grup me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Në konkurencën e vajzave, Kosova do të paraqitet edhe në kualifikimet e CEV U20.
Vashat tona U20 do ta kërkojnë biletën për kualifikim tutje, në një grup të vështirë me Turqinë dhe Rumaninë.
Turneu kualifikues i grupmoshës U20 do të zhvillohet në Ankara, nga 23 deri më 27 janar 2024.
Kosova poashtu do të jetë pjesë e rregullt edhe e garave të organizuara nga Asociacioni Ballkanik i Volejbollit (BVA), ku në grupmosha të ndryshme në volejboll e beach volley, Kosova do ta dëshmojë prezencën e vet të merituar në këto