Gjeorgjia është finalisti i parë pasi e mundi 1-0 Bjellorusinë.
Gjeorgjia e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Bjellorusinë për t’u kualifikuar në finale, ku do të presë fituesin e ndeshjes, Maqedonia vs Kosova.
Golin e tri pikëve e shënoi Tornike Okriashvili në minutën e 7’.
Kështu, tashmë Kosova e ka mësuar kundërshtarin e mundshëm të finales, sfida e fundit para kualifikimit historik në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2021, i shtyrë për shkak të pandemisë.
Sido që të jetë, për të arritur në finale, Kosova fillimisht duhet ta mposhtë sonte Maqedoninë në ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 20:45, e më pas të kërkojë kualifikimin që ëndërrojnë gjhithq shqiptarët.