Kombëtarja e femrave e ka zhvilluar ndeshjen e tretë në kuadër të grupit A.
Kosova ka pësuar humbje me rezultat 0:2 në sete nga Belgjika.
Dyshja Jashari/Avdullahu nuk ishin në formën më të mirë dhe kështu i mundësuan Belgjikes të arrij deri te fitorja.
Me fitoren e arritur në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë, Kosova kuifikohet në 24 ekipet më të mira ku do të ketë mundësi tjetër, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësoj sonte pas hedhjes së shortit.